Site icon Telegrafi

Rusia mund të jetë duke i fshehur pasojat e një tragjedie nukleare

Autoambulancat e mbështjella me shtresat e sigurta, që i transportonin disa viktima për në një spital në Moskë, kanë ngjallur dyshime se Rusia është përballur me një tragjedi nukleare që ka ndodhur para pak kohësh.

Në pamjet shqetësuese, shihen punonjësit me veshje speciale, si dhe shtresat në autoambulanca që pamundësojnë shpërndarjen e kontaminimit, që i bartnin të përfshirët në një testim me raketa që është zhvilluar në Nyonoksa të Arktikut, transmeton Telegrafi.

Veshjet e viktimave dhe mjekëve që intervenuar për t’i trajtuar janë asgjësuar menjëherë, gjë që nënkupton se ata janë përballur me nivel shumë të madh të radioaktiviteti.

Gjithë këtë ngjarje, e shoqëron të sekret misterioz, prapa të cilit duket se fshihet një skandal shumë serioz.

Njohësit e sigurisë, konsiderojnë se Rusia mund të jetë duke e fshehur ndonjë tragjedi nukleare, pasi që ka mundur të mos i shkojë mirë, ndonjë testim i mundshëm me raketa. /Telegrafi/

Exit mobile version