Site icon Telegrafi

Rusia mobilizon një raketë balistike ndërkontinentale në detyrë luftarake

Rusia ka vendosur një raketë balistike ndërkontinentale të avancuar në detyrë luftarake, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Raketa Sarmat – e riemëruar Satan II – ka kapacitetin të mbajë koka të shumta bërthamore, transmeton Telegrafi.

“Kompleksi strategjik Sarmat është vënë në detyrë luftarake”, tha Yury Borisov, drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore të hapësirës Roscosmos.

Rreth dy muaj pasi nisi pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin, tha se Sarmat “do të ofronte sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme, dhe do të bënte të mendojnë dy herë këdo që kërcënon Rusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version