Marrëdhëniet midis Moskës dhe Londrës janë “në pikën e ngrirjes”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Në një intervistë për revistën “Russkaya Mysl” (Mendimi Rus), Lavrov tha se autoritetet britanike kanë ndjekur “një kurs të ashpër anti-rus” në vitet e fundit, shoqëruar me një rritje të qëndrueshme të presionit të sanksioneve, transmeton Anadolu Agency.
Ai tha se kjo politikë u ruajt edhe pas Brexit-it ndërsa heqja dorë si vend anëtar i Bashkimit Evropian nuk e stimuloi Londrën për normalizimin e raporteve me Rusinë.
“Pavarësisht nga anëtarësimi i tyre në BE, autoritetet britanike vazhdimisht bëjnë sulme absolutisht të pajustifikuara kundër nesh, duke përdorur retorikë të ashpër anti-ruse në hapësirën publike. Si rezultat, ndërveprimi dypalësh kryesisht ndërpritet, besimi humbet dhe shkalla e marrëdhënieve është në pikën e ngrirjes”, tha kryediplomati rus.
Por, Moska është e gatshme të rifillojë mekanizmat dypalëshe ekonomike me Londrën dhe të mbetet e hapur për zhvillimin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, theksoi Lavrov.