Telegrafi

Rusia kundërpërgjigjet: Ia redukton gazin Polonisë, Sllovakisë dhe Austrisë

Polonia, Sllovakia dhe Austria kanë raportuar të enjten se në mënyrë të konsiderueshme është reduktuar rrjedhja e gazit rus, ndërsa arsyet për këtë ende nuk janë të njohura.

Në Poloni u dërgua 45 për qind më pak gaz; 15 për qind më pak në Austri; Sllovaki dhjetë… kanë njoftuar kompanitë lokale të energjisë.

Gjiganti rus i gazit “Gazprom” mohon se ka reduktuar rrjedhjen e gazit për këto vende, transmeton Telegrafi.

Polonia merr gaz përmes tubacioneve që kalojnë kah Ukraina dhe Bjellorusia, ndërsa furnizimi i Sllovakisë dhe Austrisë varet nga tubacionet që gjenden në lindje të Ukrainës.

Komisioni Evropian, i cili ka ndërmjetësuar mosmarrëveshjen mes Kievit dhe Moskës rreth çmimit dhe furnizimin me gaz natyror, ka propozuar një raund të ri bisedimesh trepalëshe në Berlin, më 20 shtator.

Mediat kanë raportuar se këto janë masat e para që Qeveria ruse ka ndërmarr si formë e kundërpërgjigjes ndaj sanksioneve të BE-së, të cilat kanë hyrë sot në fuqi. /Telegrafi/