Telegrafi

Rusia kufizon qasjen në Facebook

Rusia ka njoftuar se po kufizon qasjen në Facebook, duke e akuzuar atë për “censurim” të mediave ruse.

Rregullatori shtetëror i komunikimeve Roskomnadzor tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij – agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e ministrisë së mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.

Nick Clegg, nënkryetari i çështjeve globale në Meta, i cili zotëron Facebook, tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve të katër organizatave mediatike, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook. /Telegrafi/