Telegrafi

Rusia grumbullon më shumë trupa pranë Ukrainës, thotë SHBA

Rusia po grumbullon akoma më shumë trupa pranë Ukrainës dhe një pushtim mund të ndodhë në çdo kohë, ndoshta para fundit të Lojërave Olimpike Dimërore të këtij muaji, tha Washingtoni të premten.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Moska, nga ana e saj, rriti reagimin e saj të ashpër ndaj diplomacisë perëndimore, duke thënë se përgjigjet e dërguara këtë javë nga BE-ja dhe NATO ndaj kërkesave të saj të sigurisë tregonin “mosrespektim”.

Imazhet komerciale satelitore të publikuara nga një kompani private amerikane treguan dislokime të reja ushtarake ruse në disa lokacione afër Ukrainës.

Në paralajmërimin e tij më të ashpër deri më tani që amerikanët të largohen menjëherë nga Ukraina, presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar qytetarët amerikanë në rast të një sulmi rus.

“Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit”, tha Biden për NBC News. Biden do të mbante një samit telefonik të premten për të diskutuar krizën me krerët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Rumanisë, si dhe krerët e NATO-s dhe BE-së. /Telegrafi/