Telegrafi

Rusia fillon të tërheqë një pjesë të trupave nga Kievi

Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Rusia ka filluar të tërheqë disa forca nga kryeqyteti ukrainas, sipas gazetarit të CNN, Jim Sciutto.

Ata thanë se SHBA po e sheh këtë si një ndryshim “të madh” strategjik, me grupet taktike të batalioneve ruse tashmë në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët shtuan se kjo po vlerësohet si një veprim afatgjatë pasi Rusia ka pranuar dështimin e saj për të avancuar në veri.

Më herët, ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike veprimet ushtarake” rreth Kievit dhe Chernihiv.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken sinjalizoi se SHBA-ja mbetet skeptike ndaj synimeve të Rusisë dhe tha se ai nuk ka parë ende “seriozitet të vërtetë” – duke u kundërshtuar kështu me zyrtarët anonimë. /Telegrafi/