Forcat ajrore ruse dhe ato turke, kanë kryer sot operacionin e parë të përbashkët ajror kundër terroristëve të Shtetit Islamik, ka bërë të ditur gjenerallejtënanti rus Sergei Rudskoj.
Sulmet e përbashkëta ajrore janë zhvilluar në qytetin sirian Al Bab, thuhet në një komunikatë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
“Forcat ajrore ruse dhe ato turke kanë zhvilluar sot operacionin e parë të përbashkët në Siri. Cak ishin terroristët e Shtetit Islamik, që kanë rrethuar pjesë të provincës së Aleppos, më saktë qytetin Al Bab”, thuhej ndër tjera në komunikatë.
Në këtë operacion ushtarak kanë marrë pjesë nëntë aeroplanë rusë – katër Su-24 M, katër Su-24 dhe një bombardues Su-34, si dhe tetë aeroplanë luftarakë të Turqisë – katër F-14 dhe katër F-4. /Telegrafi/
https://twitter.com/RT_com/status/821492786604212224