Telegrafi

Rusia deklarohet lidhur me sulmin në Moskë dhe në një qytet tjetër rus

Zyrtarët rusë kanë thanë të premten se Ukraina ka iniciuar sulme me dronë sërish në kryeqytetin e Rusisë dhe në një rajon jugperëndimor në kufi me Ukrainën.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se mbrojtja ajrore rrëzoi një dron që iu afrua kryeqytetit gjatë natës, sipas tij nuk u raportua për viktima apo dëme, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulme me dronë në Moskë

Pamjet e publikuara në rrjetin social X, mund të shihet tym që kishte mbuluar kryeqytetin rus pas sulmeve.

Ndërkohë në rajonin e Kurskut, një dron ukrainas vuri në cak qytetin e Kurchatov në orët e para të së premtes, tha guvernatori i saj.

Guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit tha se droni goditi një ndërtesë jo-rezidenciale.

Starovoit më herët tha se dy drone kishin vënë në cak qytetin, por më vonë tha se rënia e të dytit nuk mund të konfirmohej. /Telegrafi/