Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se shtatë diplomatë danezë janë shpallur “persona non grata”.
Ky veprim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është kundërpërgjigje ndaj Kopenhagës që dëboi 15 diplomatë rusë muajin e kaluar.
Sipas Kremlinit, politika e hapur anti-ruse e Danimarkës po dëmton seriozisht marrëdhëniet dypalëshe dhe se rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa shtesë si përgjigje. /Telegrafi/