Site icon Telegrafi

Rusia dëbon diplomatë gjermanë

Pas shqiptimit të vendimit lidhur me rastin e të ashtuquajturës “vrasje në Tiergarten”, Rusia shpalli dy diplomatë gjermanë si “persona të padëshiruar”.

Këtë e komunikoi Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë pas një bisede me ambasadorin Géza Andreas von Geyr.

Ky hap është një reagim ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë, punonjës të Ambasadës ruse në Berlin.

Ambasadorit gjerman iu dorëzua një “protestë e vendosur”, thuhet më tej.

Ministria në Moskë më parë e kritikoi si të motivuar politikisht vendimin duke komunikuar një reagim të barazvlefshëm.

Ministria e Jashtme në Berlin e quajti dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia si një rëndim shtesë në raportet gjermano-ruse.

“Ky hap nuk është i papritur, megjithatë nga këndvështrimi i qeverisë federale është veprim tërësisht i paargumentuar”, deklaron një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Njëkohësisht ai theksoi, se qeveria federale synon një dialog me Rusinë mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare dhe të respektit reciprok. /dw/

Exit mobile version