Telegrafi

Rusia asgjëson 178 tonelata mollë të Maqedonisë

Mbi 178 tonelata mollë të Maqedonisë janë asgjësuar në qytetin rus Rostov me urdhër nga autoritetet fitosanitare të Rusisë, të cilët kanë zbuluar se importuesit kanë falsifikuar certifikatat fitosanitare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet ruse kanë prishur një përpjekje për ri-eksportin e mollëve në Rusi nga vendet që kanë një ndalim, kurse kishte dokumente se janë molla të Maqedonisë, vend me të cilin Rusia nuk ka asnjë kufizim. Ata kanë qenë të ngarkuara në 9 kamionë me certifikata fitosanitare të lëshuara nga organet kompetente të Republikës së Maqedonisë. Autoritetet kompetente ruse, shkruajnë mediat ruse, kanë kërkuar dokumentet e autorizimit nga Maqedonia për të konfirmuar vërtetësinë e certifikatave.

Maqedonia atë nuk e ka konfirmuar dhe në bazë të certifikatave fitosanitare janë njohur si të rreme. Rusia për shkak të sanksioneve kundër saj nga disa shtete anëtare të BE-së, futi masa proporcionale dhe ka ndaluar importin e shumë produkteve, veçanërisht bujqësore, të po atyre vendeve. /Telegrafi/