Site icon Telegrafi

Rashidi: Me ligjin e ri politizohet PSP-ja, nuk do ta përkrahim si të tillë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, sot në konferencë për shtyp tha se Ligji i ri për Prokurorinë Speciale është farsë dhe shtoi se në procesin e reformave ata nuk do ta pranojnë si të tillë.

“Ky është edhe një tentim që të mbyllen sytë para bashkësisë ndërkombëtare, para fillimit të negociatave me BE-në. Kjo është edhe një lojë politike, siç ishte Ligji për amnisti për të cilin u morën vesh LSDM, BDI dhe OBRM-PDUKM”, tha Rashidi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se për Aleancën për Shqiptarët është e papranueshme që prokurori publik të zgjedh Këshillin e prokurorëve publik, pasi sipas tij, politizohet Prokuroria Speciale.

“Nuk mund në këtë mënyrë të funksionojë kjo prokurori. Kërkojmë që PSP të zgjedhet me konsensus të gjerë, kërkojmë që PSP të hetojë gjitha lëndët nga ‘bombat’ deri në fund”, tha Rashidi, duke shtuar se ASH mendon se PSP-ja nuk i ka dhënë rezultatet që ka pritur opinioni./Telegrafi/

Exit mobile version