Një anije mallrash me flamur të Liberisë është goditur ‘gabimisht’ nga një raketë ruse anti-radar.
Kështu shkruan në përditësimin më të fundit të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
Incidenti që ndodhi në portin Pivdennyi në Odesa, vrau tre anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot, thotë ministria e mbrojtjes. Një punonjës porti ka mbetur i plagosur.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 10 November 2023.
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/TLwm3pg82Y
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/ziA0cPpnmj
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) November 10, 2023
Zyrtarët ukrainas thanë se raketa ka të ngjarë të jetë e llojit KH-31 (AS-17 KRYPTON).
Sipas ministrisë së mbrojtjes, AS-17 shfrytëzohet për të sulmuar radarët ushtarakë ukrainas në zonë.
Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov tha se anija po ngarkonte minerale të hekurit të destinuara për aleatin strategjik të Rusisë, Kinën. /Telegrafi/