Dy shtetas rus, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni.
Burimet e sigurta i thanë Top Channel se rusi i parë, Budanov hyri ne Shqipëri përmes Qafe Thanes më 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës.
Veprimtaria e tij me gjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës që në Vlorë kryhej “Defender Europe 2021”, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake e zhvilluar në Evropë.
Rusi u dëbua nga policia kufitare qendrore më 10 maj, nën argumentin që nuk përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri.
Rusi i dytë Cherkasov hyri më 12 maj përmes Muriqanit. Edhe ai u intervistua, kurse nuk u lejua që të fuste në Shqipëri dronin.
Ai u mbaj nën vëzhgim gjatë tri ditëve qëndrimi dhe çdo lëvizje e tij dhe e personave që ka takuar është referuar në prokurori.
Cherkasov u vëzhgua në distancë nga anti-terrori shqiptar thanë burimet e sigurta, rezulton se ai qëndroi në një hotel luksoz në Tiranë, pa u regjistruar me identitetin e tij të vërtetë, e mandej u zhvendos në Durrës, ku dhe qëndroi vetëm tre ditë për t’u larguar me pas nga Shqipëria. /TCH/