Sfida ndaj Shqipërisë është cilësuar si ndeshja për jetë a vdekje në kampin dhe në mediat rumune.
Këto të fundit, në lajmet që publikojnë, japin kombinime rezultatesh dhe mundësitë e ndryshme me të cilat kombëtarja e tyre siguronin qëndrimin në Francë.
Sipas mediave rumune, avantazhi më i madh i kombëtares së tyre në këtë përballje është forma e Shqipërisë. E përditshmja sportive GSP, ka theksuar dy detaje ku Rumania është më përpara se kundërshtari i të dielës, transmeton TCH.
Sipas saj, lojtarët e De Biasit kanë zhvilluar dy lojëra shumë të mira, por në sfidën e fundit ndaj Francës ata kanë humbur shumë energji. Pika tjetër, që sipas GSP është në favorin e Rumanisë, është fakti se pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë nuk janë mësuar të luajnë ndeshje zyrtare çdo katër ditë.
Ndërkohë mediat rumune kanë shkruar këtë të shtunë se rezultati i sfidës me Shqipërinë do të përcaktojë dhe të ardhmen e trajneri Anghel Iordanescu.
Humbja ndaj kuqezinjve do ta vuloste largimin e tij nga stoli i përfaqësues dhe do të bënte të ligjshme bisedimet e drejtuesve të federatës me trajnerë të tjerë, diçka që ka filluar që pas humbjes me Francën.