Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se do të ishte ‘një rezultat i ëndrrave’ këtë sezon që Bayern Munichu të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Interi ta fitojë Ligën e Evropës.
Rummenigge aktualisht është Presidenti i Bayernut, por kaloi një periudhë intensive të karrierës së tij duke luajtur në Itali me Interin.
Koha e mirë e kaluar te klubi italian ka bërë që legjenda gjermane të mendojë të mirën edhe për ish-klubin e tij, për të cilin ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Evropës.
Il sogno di #Rummenigge: "Le vittorie di #Bayern in Champions e #Inter in Europa League"https://t.co/p8iDwBvoME
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 15, 2020
“Unë pashë që Interi po bënë shumë mirë në Ligën e Evropës dhe e meritoi fitoren ndaj Bayer Leverkusenit në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Sky Sport Italia.
“Më pëlqyen shumë, gjëja e rëndësishme nuk është vetëm të nënshkruash emra e yjesh, por të luash futboll të mirë”.
“Do të ishte një rezultat i ëndrrave për mua nëse Bayerni fiton Ligën e Kampionëve dhe Interi fiton Ligën e Evropës”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/