Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për të ardhmen e Mario Gotze.
Në një intervistë për Sport1 i pari i klubit bavarez ka zbuluar se ende nuk janë pajtuar me Borussia Dortmundin për yllin gjerman.
“Mund të konfirmoj se ka negociata me BVB, por deri më tani nuk ka pajtueshmëri të plotë mes palëve”.
“Mario është një lojtar fantastik, por duhet të pranojmë se tek ne nuk ka dhënë atë që është pritur. Çmimi i kartonit të tij është i njohur dhe ne jemi të gatshëm ta lëshojmë”, ka thënë Rummenigge. /Telegrafi/