Site icon Telegrafi

Rummenigge: Nëse ka klub që mund të mposht Realin, është Bayerni

Getty Images

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Gjermani ka thënë se nëse ka klub që mund të fitojë ndaj Los Blanocs, atëherë janë ata.

Lexo po ashtu Rummenigge akuzon klubet e Ligës Premier për ‘kidnapim’ fëmijësh

“Kemi dy ndeshje të jashtëzakonshme para për të shkuar në gjysmëfinale. Nëse është dikush i aftë për të eliminuar kampionin në mbrojtjen e titullit, jemi ne”.

“Ancelotti? Jam i befasuar nga qetësia dhe mënyra e tij e punës. Ai dëshiron të mundë Real Madridin me çdo kusht”, ka thënë Rummeingge.

Ndeshja e parë luhet në Allianz Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version