Karl-Heinz Rummenigge i ka konfirmuar bisedimet me Juventusin për Douglas Costan.
Sipas të dytit të Bayernit, Costa e ka kërkuar largimin nga klubi.
“Jemi duke biseduar me Juventusin për Douglas Costam”.
“Situata është kjo. Gjërat janë duke shkuar mirë, por nuk ka ende asnjë marrëveshje. Douglas Costa e ka kërkuar largimin. Kemi marrë edhe një notë me shkrim për vendimin e tij”, ka thënë Rummenigge.
Sipas Sky, Costa, nuk ka stërvitur me skuadrën në ditën e sotme.
Pritet që në ditët në vijim të ketë një marrëveshje për lojtarin. /Telegrafi/