Telegrafi

Rummenigge: James nuk do të rikthehet te Real Madridi

James Rodriguez nuk do të rikthehet në Real Madrid këtë verë pavarësisht raportimeve të mediave, konfirmoi menaxheri i përgjithshëm i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge.

Gazeta spanjolle Marca raportoi javën e kaluar se ylli kolumbian ishte i gatshëm të kthehej tek kampionët evropianë.

Rikthimi i tij te Mbretërit do të vinte për shkak të largimit të Zinedine Zidane, me të cilin ai kishte një marrëdhënie të thyer.

Lexo po ashtu Reali po mendon ta rikthej James Rodriguezin

Ish-ylli i Portos dhe Monacos u bashkua me kampionët gjermanë verën e kaluar në një marrëveshje huazimi dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro, ndërsa Bayern kishte një opsion blerje prej 35 milionë euro në fund të huazimit.

James dhe Rummenigge

“Shumë thashetheme vijnë nga Spanja të cilat nuk janë të vërteta”, ka thënë fillimisht Rummenigge për ESPN.

“Situata e kontratës së lojtarit është njohur mirë nga të gjithë”.

Lexo po ashtu Rodriguez dëshiron rikthimin te Real Madridi pas largimit të Zidanet

“James patjetër do të luajë me ne këtë sezon dhe unë pres që ai të luajë për Bayernin përtej kësaj”, përfundoi gjermani.

27-vjeçari përfundoi një sezon të suksesshëm në Bavari, duke shënuar tetë herë në 40 paraqitje, duke përfshirë edhe një gol kundër Los Blancos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/