Site icon Telegrafi

Rummenigge: James ishte kërkesa e Ancelottit

Presidenti i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se James Rodriguez ishte dëshira e trajnerit, Carlo Ancelotti.

Bayerni në mënyrë sensacionale me anë të një komunikate për media ka konfirmuar transferimin e lojtarit në një huazim dyvjeçar.

Marrëveshja përmban edhe një klauzolë që ia mundëson Bayernit blerjen komplete të tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje të implementojmë transferimin. Angazhimi i James Rodriguezit ishte dëshirë e madhe e trajnerit tonë, Carlo Ancelotti, pasi të dy kanë punuar suksesshëm te Real Madridi”.

“James është një lojtar i shumëanshëm. Është i rrezikshëm, godet shumë dhe është i mirë nga gjuajtjet e lira. Me këtë transferim, ne kemi rritur cilësinë e ekipit tonë pa asnjë dyshim”, deklaroi Rummenigge pas transferimit.

James nuk gjeti kohën e duhur nën drejtimin e Zidanes, por erdhi në shprehje sa Ancelotti ishte nën drejtim të Los Blancos. /Telegrafi/

Exit mobile version