Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmon se Thiago Alcantara dëshiron të largohet, ndërsa klubi ende nuk kanë vendosur nëse do ta blejnë Ivan Perisic nga Interi.
Gjermanët sot kanë zyrtarizuar blerjen e fundit, Leroy Sane që erdhi për 49 milionë euro nga Manchester City.
Rummenigge ka folur sot për Bild dhe Sport1 rreth strategjisë së transferimeve në botën e futbollit pas COVID-19.
“Ende nuk kemi vendosur asgjë për sa i përket Perisic, por thjesht do të doja të nënvizoja se Bayern Munich duhet të përballet edhe me disa sfida të rëndësishme financiare”.
“Thiago Alcantara dhe David Alaba janë të dy djem të nivelit të lartë, brenda dhe jashtë fushës. Tani duhet të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që është e pranueshme financiare për ne. Të gjithë e dinë se ata kanë vetëm një vit në kontratat e tyre dhe ne nuk do të rrezikojmë t’i humbasim ata falas verën e ardhshme”.
“Thiago Alcantara dëshiron të largohet. Ne i kënaqëm të gjitha kërkesat e tij ekonomike, por duket se ai dëshiron një përvojë tjetër. Ne nuk duam ta humbim atë falas, mund ta them shumë qartë”, ka thënë Rummenigge.
Liverpooli është lidhur vazhdimisht me Thiago Alcantaran, ndërsa Juventusi me David Alaban. /Telegrafi/