Site icon Telegrafi

Rumania me mungesa përballë Shqipërisë

Directorul tehnic al FRF, Anghel Iordănescu, participa la o conferinta de presa, in cadrul careia Viorel Moldovan (nu este in imagine) este prezentat oficial ca antrenor al echipei de fotbal de tineret a Romaniei, in Bucuresti, vineri, 4 iulie 2014. Viorel Moldovan a preluat postul lăsat liber, la 18 iunie, de Bogdan Stelea, care a plecat la Viitorul Constanţa, club patronat de Gheorghe Hagi. VICTOR CIUPULIGA / MEDIAFAX FOTO

Rumania mori një pikë me mjaft vlera ndaj Zvicrës për të shpresuar kalimin e grupit, nëse do të fitojë ndaj Shqipërisë. Por sfida ndaj helvetëve i ka kushtuar shumë kombëtares së drejtuar nga Anghel Iordanescu.

Trajneri i Rumanisë në prononcim e tij për mediat bëri të ditur se përballë Shqipërisë do të bëjë disa ndryshime në formacion nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrin të riaftësohen në kohë nga dëmtimet respektive.

“Morëm një pikë ndaj Zvicrës dhe jemi në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithçka varet vetëm nga ne. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrimë të rikuperojmë të dëmtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati pas vetëm 3 ditësh”.

“Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndien lodhje fizike, por ai gjithsesi ai ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë. Kemi në skuadër futbollistë pa eksperiencë në eventimente të mëdha ndërkombëtare, dhe ky fakt ndikon negativisht te ne. Vetëm një lojtar nga 23 futbollistët e grumbulluar ka marrë pjesë më herët në një kampionat Evropian”, u shpreh Iordanescu.

Ndaj Zvicrës, Rumania kaloi në avantazh me sulmuesin Bogdan Stancu, ndërkohë që barazoi shifrat në pjesën e dytë futbollisti me origjinë shqiptare Admir Mehmedi. Të dy golat që ka realizuar në këtë evropian përfaqësuesja ballkanase i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Exit mobile version