Në kuadër të vizitës njëditore në Sofje, me rastin e Samitit të shtatë të kryetarëve të Qeverisë nga procesi të bashkëpunimit të Republikës Popullore të Kinës, me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (16 + 1), kryeministri Zoran Zaev u takua me Kryeministrin rumun Viorica Dançila dhe delegacionin i qeverisë rumune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kryeministrja Dançila shprehu mbështetje të fortë për aspiratat euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë drejtim tha se Rumania, si kryesuese e Bashkimit Evropian që nga janari i vitit 2019, mbetet e përkushtuar të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi angazhimin e vendosur që Rumania duhet të ndihmojë Republikën e Maqedonisë me asistencë këshillimore dhe teknike në procesin e para-aderimit”, thonë nga konferenca e shtypit të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë.
Sa i përket Samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, Kryeministri Zaev tha se Republika e Maqedonisë pret ftesën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit për anëtarësimin në NATO, ndërsa mbështetja që Rumania i jep vendit në këtë proces vlerësohet si jashtëzakonisht e rëndësishme.
Gjatë takimit u bisdua për një organizim të përbashkët të forumit biznesor si një hap që dërgon në intensifikimin e bashkëpunimit dy palësh në mes dy vendeve. /Telegrafi/