Site icon Telegrafi

Rumania dhe Letonia nisin hetimet për shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia

Rumania dhe Letonia po hetojnë rastet e dronëve rusë që u rrëzuan pasi kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore.

Ministria rumune e Mbrojtjes ka deklaruar se “sistemi i tyre i mbikëqyrjes së radarit identifikoi dhe gjurmoi shtegun e një droni i cili hyri në hapësirën ajrore kombëtare dhe më pas u nis drejt Ukrainës”.

“Nga të dhënat ekzistuese, u identifikua mundësia e një zone ndikimi në territorin kombëtar, në një zonë të pabanuar pranë fshatit Peripravë”, shtoi ministria, shkruan skynews.

Ndërkohë, në Letoni, e cila kufizohet me Rusinë dhe aleatin e saj të ngushtë Bjellorusinë, presidenti Edgars Rinkevics tha se qeveria e tij kërkonte një përgjigje të përbashkët të NATO-s.

“Numri i incidenteve të tilla po rritet përgjatë krahut lindor të NATO-s dhe ne duhet t’i trajtojmë ato kolektivisht”, tha Rinkevics.

Leonids Kalnins, komandanti i selisë së përbashkët të Letonisë, tha se ekspertët besonin se droni “nuk kishte një qëllim specifik për të fluturuar në Letoni”.

Ndryshe, Letonia dhe Rumania janë të dyja anëtarë të NATO-s dhe kanë mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë dhe incidentet i kanë shtyrë zyrtarët të kërkojnë masa për të vepruar së bashku për të kundërshtuar inkursionet ajrore të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version