Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës ka thënë se gjatë këtyre viteve ka pasur pak vëmendje për prodhimet e prodhuesve vendor.
“Shumica e problemeve që i kanë prodhuesit në Kosovë i kanë edhe bizneset tjera, por të prodhimet janë më specifike dhe kjo e vështirëson pozitën edhe konkurueshmërinë” ka thënë Rukiqi.
Sipas tij, ka pasur një orientim më të mirë gjatë këtyre viteve si pako fiskale por duhet ende më shumë veprime konkrete sidomos në punën e eksportit me vendet e rajonit e në veçanti me Shqipërinë.
“Sektori i prodhimit vendor është lënë pas dore gjatë këtyre viteve dhe mendoj se jemi shumë vonë në nxënien e hapave”, ka thënë Rukiqi në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.
Sipas tij problem tjetër i prodhuesve vendor është edhe mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura etj. /Telegrafi/