Telegrafi

Rukiqi i regon Qeverisë: Edhe Kina e Greqia na njohin pasaportat që moti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, pasi u proklamua si sukses, njohja e pasaportave të Kosovë nga Spanja dhe heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një shkrim në Facebook, Rukiqi përmendi disa shtete të cilat thotë se nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, por e kanë pranuar pasaportën.

Njëra prej tyre tha se është Kina, vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, ekonomia e dytë më e fuqishme në botë.

Kjo shton Rukiqi ka ndodhur në maj të vitit 2012.

“Kërkova lajme, për ndonjë dalldisje kolektive, nga deliri i kësaj ”njohje” nga Kina dhe nuk e gjeta asnjë lajm të vetem”.

Sipas tij,  para 10 viteve, Greqia, në vend mosnjohës i shtetësisë së Kosovës, ka pranuar vendosjen e vizës Shengen të lëshuar nga ky shtet në pasaportat e Republikës të Kosovës.

“Edhe për këtë lajm, kërkova ndonjë dalldisje kolektive dhe nuk e gjeta asnjë lajm të vetëm”.

Rukiqi thekson se “dalldisja kolektive e pushtetit me njohjen e pasaportës nga Spanja dhe heqjen e vizave nga Emiratet e Baskuara Arabe, është shenjë e çmendurisë kolektive të këtij pushteti, i cili në mungesë të sukseseve dhe me dështime në çdo sektor, me hunbje qindra milioneshe nga sanksionet e BE-se, del  dhe na i ”shet” si suksese kolosale, dy vendime, për të cilat ndikimi i tyre është zero”./Telegrafi/