Kampioni i peshave të rënda, Andy Ruiz, insiston se rimeçi ndaj Anthony Joshua nuk do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Meksikano-amerikani e mposhti britanikun më 1 qershor të këtij viti, për t’u bërë kampioni më i ri i peshave të rënda, mirëpo AJ ka vënë në funksion menjëherë klauzolën për ripërballje.
Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë prononcim zyrtar se ku duhet të zhvillohet rimeçi. Fillimisht u bë e ditur se përballja mundtë zhvillohet në Angli, por tani kanë ndryshuar gjërat.
“Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Ruiz kur është pyetur se nëse rimeçi do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.
“Ne e kemi bisedua këtë gjë në mes të dyja kampeve. Do ta adhuroja që rimeçi të zhvillohej sërish në Madison Suqare Garden”.
“Staples Center (Las Vegas), do të ishte madhështor po ashtu”, ka shtuar më tej meksikano-amerikani që ka thënë mes tjerash se mezi pret ripërballjen.
Sipas mediave në Angli, rimeçi pritet të zhvillohet në muajin nëntor ose dhjetor të këtij viti, e që më pas fituesi do të përballet me njërën prej dyshes, Tyson Fury apo Deontay Wilder, që do të boksojnë mes tyre në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/