Andy Ruiz Jr ka treguar se po shfrytëzon partnerë të ndryshëm sparingu, në rast se Anthony Joshua përpiqet ta ndërrojë stilin në rimeçin e muajit të ardhshëm.
Më 7 dhjetor, dy boksierët do të ndeshen përsëri, ndërsa ylli britanik do të përpiqet t’i kthejë titujt IBF, WBA dhe WBO, të cilët ia mori meksikano-amerikani.
“Kemi provuar partnerë sparingu që lëvizin shpejt dhe që janë të shkathët. Shumë njerëz erdhën tek unë dhe më thanë se duan të ndihmojnë, ashtu sikur Michael Hunter”.
“E vetmja gjë që po e bëj ndryshe është sparingu. Kam partnerë të ndryshëm sparingu në rast se ai (Joshua) përpiqet ta ndryshojë stilin… Po stërvitemi”.
“Jam stërvitur thuajse tre muaj për këtë duel. Kemi bërë shumë punë. Kemi ushtruar për atë që mund ta bëjë AJ”, ka deklaruar Ruiz për Sky Sports News. /Telegrafi/