Andy Ruiz është rikthyer në Kaliforni në këtë javë me një Rolls Royce Phantom, pas fitores befasuese ndaj Anthony Joshuas në boks.
Boksieri 29-vjeçar i befasoi të gjithë në fillim të muajit, pasi i shkaktoi britanikut humbje e parë në karrierë, mirëpo edhe i mori titujt e kampionit të botës.
Imperial, vendi ku jeton meksikano-amerikani, ka rreth 17 mijë banorë, derisa një numër tejet i madh kishin dalë në rrugë për ta pritur atë.
Driven To Win. #RollsRoyceRanchoMirage. #DrivenToWin. @indiGoAutogroup. Thanks to RR Rancho Mirage for helping me celebrate my Championship homecoming parade and helping us raise funds for the kids in style!! pic.twitter.com/wygNfkZ2ma
— AndyRuizJr (@Andy_destroyer1) June 23, 2019
Ishte një pritje e jashtëzakonshme për kampionin më të ri në boks në peshat e rënda, derisa ato momente i ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.
“Një falënderim i madh shkon për RR Rancho Mirage që më ka ndihmuar ta festojë Championshipin tim, por edhe që t’i rrisë fonde për fëmijët në nevojë”, ka thënë ai.
Askush nuk e kishte pritur që Ruiz do ta mposhte Anthony Joshua në Madison Square Garden, por në fund të këtij viti ata kanë aranzhuar një ripërballje për titujt e botës. /Telegrafi/
Andy Ruiz. Heavyweight champion pic.twitter.com/3iC7KkWiEB
— Copycat (@marr_andres) June 22, 2019