Telegrafi

Ruiz e paralajmëron Joshuan para përballjes së tyre

Andy Ruiz Jr. (Foto: Yong Teck Lim/Getty Images)

Anthony Joshua është paralajmëruar nga kundërshtari i Andy Ruiz Jr., para meçit të tyre.

Boksieri meksikano-amerikan i ka thënë kampionit të peshave të rënda se nuk duhet ta nënvlerësojë atë për shkak të peshës së tij.

Më 1 qershor në New York, Joshua do të debutojë në SHBA kundër Ruiz, që është kundërshtari më i ri i tij, pasi Jarrell Miller u dënua për shkak se rezultoi pozitiv në testet e drogës.

Anglezi shihet si favorit për të fituar ndaj boksierit nga Kalifornia, gjersa ky i fundit i ka dërguar një mesazh.

“Ai është një kampion bote. Nuk mund të them asgjë keq për të, përkundër që është i madh”, tha fillimisht Ruiz.

“Poashtu edhe unë jam i madh, por që n këtë përballje nuk ka rëndësi se sa i madh je. Është një meç i madh, një meç që duhet kombinime, kështu që jam këtu që të fitoj.

“Shumë persona më nënvlerësojnë mua, më pëlqen kjo, mënyra se si më shikojnë, por që unë jam gati ta dëshmojë të kundërtën dhe që nuk jam i trashë sa më ka vlerësuar ai (Joshua).”, ka shtuar më tej boksieri amerikan. /Telegrafi/