Ish-ylli i Milanit dhe Fiorentinës, Manuel Rui Costa është zgjedhur Presidenti i ri i klubit portugez nga Liga Primeira, SL Benfica.
Lusitanët njoftuan lajmin në kanalin e tyre zyrtar, pasi Rui Costa fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe.
Rui Costa, i cili filloi dhe përfundoi karrierën e tij me Benfican, do të jetë në detyrë deri në vitin 2025.
Eleitos os Órgãos Sociais do Clube para o quadriénio 2021-2025. Rui Manuel César Costa é o 34.º Presidente da história do Sport Lisboa e Benfica. pic.twitter.com/jEZ1O76692
— SL Benfica (@SLBenfica) October 10, 2021
📸 A tomada de posse dos Órgãos Sociais do Sport Lisboa e Benfica para o quadriénio 2021-2025. pic.twitter.com/NBWNDckx3e
— SL Benfica (@SLBenfica) October 10, 2021
49-vjeçari portugez kaloi plot 12 vjet në Serie A.
Ai erdhi për herë të parë në vitin 1994 dhe kaloi shtatë vjet në Fiorentina, duke ndihmuar klubin të fitojë dy Coppa Italia para se të bashkohej me Milanin në 2001.
Ai vazhdoi suksesin në Milano, duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2002-03 dhe titullin e Serie A në sezonin 2003-04. /Telegrafi/
As primeiras palavras de Rui Costa, o 34.º Presidente da história do Clube. pic.twitter.com/fsRZHs7Y3V
— SL Benfica (@SLBenfica) October 10, 2021