Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Yll Rugova, ka theksuar se shpreson që asambleja e re komunale e Prishtinës nuk do t’i bllokojë punët, sikurse ajo paraprakja.
Rugova, në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se shpreson që pas datës 19 nëntor “kur do ta drejtojmë përsëri komunën” nuk do të ketë bllokada
“Ne kemi pasur bllokime, jo për shkaqe parimore, por vetëm për ta bërë që VV-ja të duket keq. Ne si frymë e re, shpresojmë që do ta sjellin një të tillë edhe në asamblenë e re të Komunës së Prishtinës”, ka shtuar Rugova./Telegrafi/