Telegrafi

Rugova: Ia kam kërkuar Mustafës shkarkimin e Murat Mehës (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se ka kërkuar nga kreu i mëparshëm i Qeverisë, Isa Mustafa, shkarkimin e Murat Mehës nga kreu i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare.

“I kam bërë apel publik kryetarit të partisë sime, akademikut Isa Mustafa, që të shkarkojë Mehën, sepse u elektrizua tej mase situata politike në Kosovë dhe shoqëria kosovare u nda. Nuk kishim pra konsensus nacional”, ka thënë ai në Debat D Plus të RTV Dukagjinit. /Telegrafi/