Telegrafi

Rugova: Brenda 6 muajsh qeveria do të kolapsojë vet (Video)

Analisti Yll Rugova, ka thënë në RTV Dukagjini, Qeveria Haradinaj brenda gjashtë muajsh do të kolaposojë vetë.

“Qeveria do të kopalosojvë vetë edhe nëse nuk ka fare opozitë. Ndërsa, funksioni i Listës Serbe është defunksionalizimi i shtetësisë së Kosovës”, tha Rugova, transmeton Telegrafi.

Duke folur në emisionin “Debat D-Plus”, të udhëhequr nga Ermal Panduri, ku u debatua në temën: “Misioni i Listës Serbe”, analisti tjetër Imer Mushkollaj, tha shtroi çështjen se çfarë do të ndodhë sikur se një serb të ishte zëvendës-drejtor i AKI-së?

“Beogradi nuk do të pranojë që bllanko të formohet Ushtria e Kosovës, për shkak se  e dimë se edhe ushtria duhet të ketë përfaqësim edhe nga serbët. Serbët mund të kërkojnë që të kenë një njësi të veçantë veç për veriun”, tha ai, duke shtuar se serbët mund të kërkojnë ta kenë edhe zëvendësdrejtorin e AKI-së.

Për të debatuar lidhur me këtë çështje në studion e “Debat D+” ishin të ftuar panelistët: Imer Mushkolaj, Kushtrim Shermeti, Fatmir Sheholli dhe Yll Rugova. /Telegrafi/