Telegrafi

Rugani: Me fat që luaj me ‘BBC-në’

Mg Torino 16/12/2015 - Coppa Italia / Juventus-Torino / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Daniele Rugani

Daniele Rugani thotë se ai është me fat që luan me mbrojtjen e famshme të Juventusit, BBC-në, dhe shpreson për t’i zëvendësuar ata një ditë.

I riu qe u bashkua me bardhezinjtë nga Empoli sezonin e kaluar bëri 21 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin.

Me 21-vjeçari që ka mundësi për të mësuar nga Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini – të njohur me nofkën ‘BBC’, qendërmbrojtësi e di se ai është në një pozitë me fat.

Lexo po ashtu Capello lartëson Juven: Janë në Top 4 të ekipeve evropiane

“Është një nder për të veshur këtë fanellë dhe kjo më bën krenar dhe të lumtur”, tha Rugani në një ngjarje të Hublot në Melburn.

“Unë jam me fat që të kem tre lojtarë në pozicionin tim, si Barzagli, Bonucci dhe Chiellini që kanë shkruar historinë me Juventusin dhe nga të cilët mund të mësojë shumë në mënyrë që unë jam në gjendje – një ditë të marrë vendin e tyre”, përfundoi qendërmbrojtësi italian. /Telegrafi/