Dyshja e Juventusit, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë në bisedime për t’u bashkuar me skuadrën nga Ligue, 1 Monaco.
Rugani dukej se ishte i vendosur për t’u bashkuar me Romën, por oferta e tyre për një huazim me mundësi blerje është refuzuar.
Sipas Gazzetta dello Sport, tani ka ardhur një ofertë nga Monaco, të cilët janë të gatshëm ta sjellin atë si transferim të përhershëm.
Tuttosport shton se klubi nga principata është i gatshëm të plotësojë çmimin e kërkuar nga Juve prej rreth 35 milionë euro dhe nuk do të kishin ‘asnjë problem’ për të rënë dakord me kushtet personale.
Sidoqoftë, gazeta thekson se një pjesë e ngurrimit të Romës për të shtyrë më shumë për 25-vjeçarin është sepse trajneri Paulo Fonseca preferon mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.
Corriere di Torino gjithashtu flet për interesin serioz nga Monaco, të cilët po negociojnë gjithashtu kthimin e Matuidit në futbollin francez.
Mesfushori do të largohet nga Torino para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve pasi Sami Khedira vërtetoi vlerën e tij për trajnerin e ri Maurizio Sarri. /Telegrafi/