Site icon Telegrafi

Rudiger tregon zhgënjimin e madh që përjetuan pas eliminimit nga Kupa e Botës

Gjermania ka dëshpëruar edhe në një Kupë të Botës tjetër, të dytën radhazi.

Ashtu si në vitin 2018 në Rusi, edhe në Katar gjermanët nuk kanë arritur t’i kalojnë grupet duke qenë dëshpërimi më i madh.

Edhe pse pritjet ishin të mëdha për Kombëtaren e Gjermanisë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe vetëm pas tre ndeshjeve të zhvilluara ta rikthehen në shtëpi.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë të Gjermanisë, Antonio Rudiger ka thënë se është një zhgënjim i madh eliminimi nga Kupa e Botës në fazën e grupeve, pasi kishin planifikuar gjëra të mëdha.

“Vetëm një zhgënjim i madh. Kishim planifikuar kaq shumë dhe përfunduam duke u zhgënjyer më shumë”.

“Ne nuk duhet të kërkojmë justifikime për këtë, por të pyesim veten. Do të më duhet pak kohë për të tretur eliminimin”.

“Është më së shumti zhgënjyese dhe nuk ka as komoditet për momentin. Gjithsesi, faleminderit atyre që më mbështetën mua dhe kombëtaren në Kupën e Botës”, ka deklaruar Rudiger. /Telegrafi/

Exit mobile version