Telegrafi

Rudiger pritet të largohet nga Roma

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger është pranë rikthimit në fushë pas lëndimit.

23-vjeçari u lëndua në prag të kampionatit evropian dhe do t’i bashkohet skuadrës në fund të muajit tetor.

Por pas rikthimit ai mund të largohet nga Roma, pasi skuadrat e interesuara në verë për të e dëshirojnë përsëri.

Fjala është për kampionët e Francës, Paris Saint Germain dhe gjigantin anglez Chelsea.

Mediat italiane kanë raportuar se Chelsea dhe PSG janë të gatshme të ofrojnë 30 milionë euro për gjermanin.

Kujtojmë që Roma e transferoi mbrojtësin e talentuar nga Stuttgarti për 13 milionë euro. /Telegrafi/