Antonio Rudiger bëri një ndërhyrje të frikshme ndaj Kylian Mbappes në stërvitje, por mbeti i shtrirë në tokë nga ylli i Real Madridit.
Real Madrid momentalisht po përgatitet për duelin e Ligës së Kampionëve të martën ndaj Milanit, ku për synim kanë rikthimin tek rezultatet pozitive pas humbjes në ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës.
Gjatë ditës së sotme (e premte) ata zhvilluan seancën e radhës stërvitore, ku nga pamjet e shfaqura në internet shihet se si Rudiger nuk kursehet aspak nga agresiviteti i tij edhe ndaj bashkëlojtarëve.
Një ndërhyrje e cila ka mundur të jetë potencialisht shumë e rrezikshme, por që fatmirësisht Mbappe i shpëtoi më së keqes, ka bërë bujë në internet.
Rüdiger is not serious pic.twitter.com/syu6CvxQhI
— Managing Madrid (@managingmadrid) November 1, 2024
Rudiger sikur të ishte brenda fushës së futbollit bën përpjekje që me një ndërhyrje t’ia largojë francezit topin nga këmbët, por mbetet i zhgënjyer pasi ky i fundit iu shmang me një driblim të bukur.
Humbja ndaj Barcelonës ka lënë Real Madridin gjashtë pikë mbrapa në renditje në La Liga, aty ku Mbappe regjistroi një shifër rekord sa i përket zënies në pozicion jashtë loje.
Reprezentuesi francez pritej që të shkëlqente qysh në fillim tek Real Madridi, por kjo deri më tani nuk ka ndodhur pasi ai ende nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë./Telegrafi/