Telegrafi

Rudiger ‘pa kontroll’ në stërvitje, ndërhyrja ndaj Hazardit ishte brutale

Antonio Rudiger kaloi këtë verë nga Chelsea te Real Madrid dhe po përpiqet me të gjitha forcat të tregojë se çfarë përforcimi do të jetë, por në seancën e fundit stërvitore e ‘teproi’ dhe dëmtoi bashkëlojtarin e tij Eden Hazard.

Në Real, Rudiger iu bashkua ish-shokut dhe shokut të skuadrës Eden Hazard, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes për një kohë te Chelsea.

Mirëpo, në seancën e fundit stërvitore, ai tregoi se nuk i kursen të tjerët rreth tij.

Ndërsa përpiqej t’i merrte topin rivalit të tij, Rudiger bëri një fillim të panevojshëm rrëshqitës dhe për t’i bërë gjërat më keq për Hazard, mbrojtësi gjerman rrëshqiti mbi top dhe u përplas direkt në këmbën e Hazardit.

https://twitter.com/kwamebenaiah/status/1550541001755959296

Futbollisti belg mbeti i shtrirë, ndërsa shokët e skuadrës kapën kokën me atë që kishte bërë Rudiger.

Hazard më në fund iu rikthye stërvitjeve me intensitet të plotë dhe është në formë të lakmueshme.

Ai pas kësaj ndërhyrje nuk do ta humb El Clasicon, pasi Carlo Ancelotti preferon tu jap të gjithë minuta.

Belgu është mirë fizikisht dhe mendërisht i çliruar. /Telegrafi/