Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka prodhuar një aksion individual shumë të bukur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Zenit St Petersbrough.
Chelsea fitoi me vështirësi ndaj Zenitit me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit H në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.
Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 69-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e fitores.
Megjithatë, Blutë e Londrës patëm dominimin dhe raste të shumta në këtë përballje.
Njëri nga rastet që ka ‘vjedhur’ vëmendjen e publikut në ndeshje, por edhe në TV është njëri i krijuar nga gjermani Rudiger.
https://www.youtube.com/watch?v=HWrhBBmbVpM&ab_channel=Felle10
Rudiger befasoi të gjithë me një depërtim të tij thuajse nga porta në portë, duke dribluar disa lojtarë kundërshtarë.
Gjermani thuhet se ‘nxori Messin nga brenda’, pasi depërtimi i tij dhe aksioni individual ngjason shumë me aksion që krijon argjentinasi. /Telegrafi/