Nuk ka asnjë debat se kush është lojtari më i çmendur i Real Madridit.
Antonio Rudiger është jeta e festës në Real Madrid.
Tani Rudiger ka inicuar Kylian Mbappen në ekip pasi Los Blancos ngritën Superkupën e UEFA-s.
Mbrojtësi gjerman duket se shumë shpejt ka krijuar shoqëri me sulmuesin francez.
Kjo mund të shihet nga goditjet që Rudiger ia bën Mbappes në çdo moment kur u takuan në Superkupë.
Pamjet më poshtë tregojnë se gjermani nuk ka limit me fuqinë e tij, ndërsa tifozët e Real Madridit i kanë kërkuar që të ndalet. /Telegrafi/