Leicesteri dhe Chelsea kanë barazuar 2-2 në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.
Golat për ‘Dhelprat’ i shënuan Harvey Banernes (54’) dhe Ben Chilwell (64’), ndërsa për The Blues i shënoi Antonio Rudiger (46’/71’).
Chelsea ishte më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.69, derisa Leicesteri u vlerësua me 6.68.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mbrojtësi gjerman që shënoi dy gola dhe u notua me 8.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje ishte portieri i vendasve, Kasper Schmeichel që u vlerësua me 5.8
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: