Telegrafi

Rudiger kërkon mbi 55 milionë euro për kontratë katërvjeçare

Chelsea po vazhdon përpjekjet për të bindur Antonio Rudiger që të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në Stamford Bridge, por mbrojtësi gjerman mësohet se kërkon një paketë financiare me vlerë mbi 46 milionë funte apo mbi 55 milionë euro në total për një kontratë katërvjeçare.

Duke qenë një komponent kyç në mbrojtjen e Thomas Tuchel gjatë sezonit fitues të Ligës së Kampionëve, 28-vjeçari e ka parë reputacionin e tij të rritet në mënyrë fantastike dhe tani konsiderohet se ia vlen një figurë e tillë.

Blutë bënë një ofertë hapëse prej rreth 135 mijë funtesh apo 160 mijë euro në javë, gjë që e mërziti Rudiger pasi do ta kishte lënë atë jashtë listës prej 10 fituesve më të mëdhenj te Chelseat.

Gara për Rudiger

Ky zemërim tani është shkrirë disi, me Chelsean të rikthyer në garë për të rinovuar me gjermanin, megjithatë konkurrenca është shumë e ashpër.

Manchester United, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich të gjithë janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Rudiger do të donte që Real Madrid të ishte një opsion për të në qershor, megjithëse klubi spanjoll nuk duket shumë i interesuar në këtë moment.

Pati bisedime të shkurtra në dhjetor që u nxitën nga kampi i Rudigerit, por në fund ato dështuan. /Telegrafi/