Mbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Atletico Madridit.
Ai u ndal te ofertat që kishte në verë, ku theksoi që ishte Chelsea nuk e shiti.
“Në verë isha afër largimit nga Chelsea. Ishte një ekip që më kishte kërkuar, PSG, por ishte edhe Tottenhami me Jose Mourinhon, por në fund nuk u materializua”, ka thënë fillimisht gjermani.
Rudiger e pranon që ka biseduar për situatën e tij me Frank Lampardin, por sipas tij ka qenë trajneri ai që nuk ka dashur ta shes.
“Tani gjërat po shkojnë shumë mirë, jam i lumtur. Unë gjithmonë e kam qenë i lumtur te Chelsea dhe më kanë trajtuar mirë”, deklaroi gjermani. /Telegrafi/