Mbrojtësi gjerman i Romës, Antonio Rudiger dëshiron të qëndrojë në Itali.
Gjermani u rikthye nga një lëndim i gjatë i cili ia pamundësoi edhe pjesëmarrjen në Kampionatin evropian.
Gjithsesi ai po kërkohet nga Chelsea dhe Manchester United, por dëshiron qëndrimin në Romë.
“Unë jam shumë i lumtur në Romë. Të gjithë këtu sillen mirë me mua dhe kanë pasur besim në mua që nga fillimi”.
“Ka shumë thashetheme, por unë nuk dua të lëvizi nga kjo skuadër”.
“Të gjitha ato që shkruhen nuk më bëjnë përshtypje pasi jam i fokusuar të jap më të mirën për klubin”, deklaroi Rudiger. /Telegrafi/