Anonio Rudiger ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Roma te kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea.
Mbrojtësi gjerman ka arritur marrëveshje transferimi në Ligën Premier, ku Bluve të Londrës ky transferim i ka kushtuar plot 39 milionë euro.
Pas nënshkrimit të kontratës pesë vjeçare, Rudiger ka folur për herë të parë si lojtar i ri i Chelseat, ku ka thënë se është ndjenjë e mrekullueshme, ndihet i lumtur dhe mezi pret t’i takoj bashkëlojtarët e rinj.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme, sepse jo çdo lojtar ka mundësinë të bashkohet me një klub të madh si ky”, ka thënë fillimisht Rudiger.
“Unë mezi po pres që të takohem me shokët e rinj të ekipit dhe jam shumë krenar që zyrtarisht u bëra lojtar i Chelseat”, përfundoi mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/