Qendërmbrojtësi i Real Madridit dhe kombëtares gjermane, Antonio Rudiger ka emëruar lojtarin më të nënvlerësuar në futboll.
Ndërsa ishte i ftuar në podcastin e The Inside Scoop, 31-vjeçari u pyet kush është lojtari më i nënvlerësuar me të cilin ka luajtur, dhe u përgjigj me “Kam një me të cilin nuk kam luajtur, por që më pëlqeu shumë”, para se të zbulonte përgjigjen e tij se ishte ish-i preferuari i tifozëve të Tottenhamit, Mousa Dembele.
Ruidger shtoi: “Mousa Dembele nga Tottenham. Si, uau. Ky djalosh, fakti që nuk luajti më lart, asnjë mosrespekt për Tottenhamin, por fakti që ai nuk luajti më lart në një klub më të madh, nuk e di, nuk e di si, sepse ai kishte gjithçka”.
“Ky djalë, nuk kam parë kurrë dikë kaq të fortë si ai, si ky djalë, ai ishte si një mur. Dhe teknika, pfff, ai nuk njeh presion. Ju mund t’ia kaloni topin, dy kundërshtar mund të jenë pas tij, pa problem”, ka shtuar më tej ai.
Kyle Walker tha gjithashtu se ai është ” ndoshta lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë të luajë futboll” gjashtë vjet pasi ishte shok skuadre me të tek Spurs. /Telegrafi/